AC Milan po përgatitet për një verë të nxehtë me Ralf Rangnick në krye.
Revolucioni i të rinjve do të fillojë pasi të përfundojë sezoni, me kuqezinjtë të prirur të ndryshojnë gjërat pas viteve që kanë mbetur pa trofe.
L’Equipe raporton se nënshkrimi i parë i Rangnick në klub mund të vinte nga Paris Saint-Germain, përcjell ORAinfo.
Fjala është për mbrojtësin 17 vjeçar, Tanguy Kouassi.
Menaxheri gjerman i kishte synuar të riun gjatë kohës së tij në RB Leipzig, por pa e firmosur atë.
Tani, situata ka ndryshuar dhe pasi Kouassi nuk ka nënshkruar ende një kontratë profesionale me PSG, do të ishte një mundësi e artë për Milanin.
Milani tashmë ka filluar planifikimin për dritaren e transferimit me Rangnick, i cili sipas medaive italiane ka pranuar t’i bashkohet Milanit dhe mungon vetëm zyrtarizimi i tij. /ORAinfo/