
Kohëve të fundit, drejtori i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka shprehur haptas admirimin për yllin e Liverpooolit, Mohamed Salah.
Egjiptiani është duke shkëlqyer në Premierligë, mirëpo që nga vera e kaluar flitet për një largim në kërkim të një aventure të re, transmeton lajmi.
Mirëpo, Rummenigge ka mohuar se planifikojnë ta transferojnë Salah, por e ka quajtur nder nëse ndodh ky transferim.

“Nuk planifikojmë ta blejmë Mo Salah për momentin, por do ishte vërtetë nder që ta kemi në skuadër”, tha ai për Metro.
Kartoni i Salah vlen hiq më pak se 120 milionë euro.