
Operacioni për të nënshkruar me Skriniar nuk do të jetë i lehtë. PSG do të bëjë më të mirën për të marrë lojtarin e Interit, të cilin Luis Campos dhe drejtuesit sportiv e pëlqejnë shumë.
Megjithatë, ‘Nerazzurrët’ nuk do të shkojnë nën 80 milionë euro për të lënë të largohet qendërmbrojtësi, i cili tashmë ka rënë dakord për kontratën e tij të radhës me skuadrën franceze, përcjell ORAinfo.

‘La Gazzetta dello Sport’ raporton se Paris Saint-Germain ka një buxhet shumë të ngushtë këtë verë dhe po përpiqet të ulë tarifën e transferimit në 70 milionë euro.
Skriniar do të fitonte tetë milionë euro në sezon në Parc des Princes, por gjëja më e rëndësishme mungon, marrëveshja mes klubeve. Ndërkohë, Vitinha, Hugo Ekitike dhe Renato Sanches janë emrat e tjerë në axhendën e palës franceze./ORAinfo/