Transferimi i super mesfushorit, Milan ndryshon planin e tij

23:25 | 31 Korrik 2022

Milan mund të ndryshojë planet për arritjen e De Ketelaere

Milan janë të gatshëm ta presin prurjen e tyre të re, Charles de Ketelaere, por mund të detyrohen që ‘ti ndryshojnë planet e tyre pak teksa ata po përgatitën ta mbyllin marrëveshjen

Kuqezinjtë janë pajtuar për një marrëveshje 36 milionë euro me Club Brugge për talentin 21 vjeçar, i cili duket se do të përshtatet mirë në sistemin e Stefano Piolit për skuadrën nga kryeqyteti i Lombardisë. Milan është në bisedime me De Ketelaere që disa javë tashmë dhe tani ka arritur një marrëveshje.

Siç ka raportuar Gianluca Di Marzio, Milan pret që De Ketelaere të arrijë sonte për të kryer testet mjekësore, por tani ata janë duke u përgatitur për ta pritur atë nesër në mëngjes. 21 vjeçari është duke u marrë me ca punë private në Belgjikë para se të largohet nga atje, kështu që një shtyrje e vogël është e nevojshme.

De Ketelaere fillimisht do t’i kryejë testet mjekësore të hënën kurse do t’i përfundon të martën. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, ai do të nënshkruajë kontratën e tij me Milanin dhe do të jetë i gatshëm për Piolin.

Komento: