Milani ka zbuluar se ata mund të nënshkruajnë me mbrojtësin e Wigan Athletic, Antonee Robinson për një tarifë shumë të arsyeshme.
Robinson ishte afër nënshkrimit për kuqezinjtë në janar. Ai madje udhëtoi në Milano në afatin e ditës së fundit për të përfunduar një transferim në ‘San Siro’, duke kaluar si kontrollet e tij mjekësore ashtu edhe ato fizike përpara se të shkonte në selinë e klubit Casa Milan.
Mirëpo transferimi i tij dështoi, pasi sic patën shkuar mediat italiane, gjatë testeve mjekësore ishte vërejtur një problem në zemër. Kjo bëri që klubi anglez Wigan më pas të lëshonte një deklaratë në faqen e tyre zyrtare që konfirmoi se Robinson do të qëndronte, përcjell ORAinfo.
Tani Tuttosport raporton se Milan sërish ka nisur interesimin për transferimin e 22-vjeçarit i cili do të ishte një zëvendësues i ri në krahun e Theo Hernandez.
Sipas këtij mediumi, Robinson mund të linte Wigan për vetëm 3 milionë euro për shkak të një klauzole në kontratën e tij e cila është shkaktuar pas heqjes dorë nga Ëigan.
Mbetet të shihet nëse Milan do ta shfrytëzoj mundësin që me kaq pak para të transferoj mbrojtësin e talentuar. /ORAinfo/