Transferimi me i ri i rossonerëve ka arritur në Milan

16:42 | 03 October 2020

Diogo Dalot është gati të fillojë aventurën e tij në Milan. Ai ka arritur sot për t’i kryer testët mjekësore të Milan.

Gjiganti italian ditëve të fundit ka arritur marrëveshje me Manchester United për huazimin e portugezi.

Rossonerët, duke e ditur se ka mbetur pak kohë nga mercato, ranë dakord të nënshkruanin Dalot në një hua të thatë pa një mundësi për të blerë, përcjell ORAinfo.

Mbrojtësi arriti në aeroportin e Linate gjysmë ore më parë.

21-vjeçari, i cili mund të luajë në të dy krahët, do të jetë i dobishëm për Stefano Pioli pasi Theo Hernandez atëherë mund të pushojë pak.

Mbetet të shihet nëse ai do të zëvendësojë Davide Calabria në të djathtën menjëherë. /ORAinfo/

Pamje nga momenti i daljes së tij nga aeroporit…

Komento: