Ylli norvegjez ka folur për të ardhmën e tij.
Ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland insistoi që ai të mbetej i përqendruar pavarësisht spekulimeve që kërkohej nga Real Madrid.
Haaland, 19 vjeç, është bërë një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë pas një fillimi të jashtëzakonshëm në karrierën e tij në Dortmund.
Norvegjezi luajti për Salzburg përpara se të hynte në skuadrën e Bundesligës në janar, dhe ai ka shënuar 12 gola në 11 ndeshje për Dortmund këtë sezon
“Unë përqëndrohem në punë, jo në vëmendjen që është drejt meje”, i tha ai Sky Sport të martën.
“Unë mendoj për të bërë punën time, që është gjëja që unë dua më shumë. Fokusi im është në këtë”.