Afati i janari po del të jetë shumë i nxehtë për Barcelonën.
Pas ardhjes së Kevin Prince Boateng, klubi katalan ka siguruar edhe një blerje të madhe por për afatin kalimtar të verës.
Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” ka bërë të ditur se Barcelona ka bllokuar mesfushorin e talentuar të Ajaxit, Frenkie de Jong, transmeton lajmi.
Barcelona ka mposhtur konkurrencën, sidomos nga Paris Saint-Germain për të lënë në pritje blerjen e holandezit i cili ishte përforcim i madh i kërkuar edhe nga tifozët në Camp Nou.