Transformim i madh në pamje nga Adriana Matoshi

22:17 | 08 Shtator 2024

Aktorja e njohur dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka bërë një transformim të dukshëm në pamjen e saj

.

Ajo ka ndryshuar drastikisht ngjyrën e flokëve, duke i lyer ato nga bionde në një nuancë kafe të errët.

Ky ndryshim u njoftua nga vetë Adriana përmes një serie postimesh në Instagram. Ajo gjithashtu ka rritur gjatësinë e flokëve, duke i dhënë një pamje të re dhe të freskët.

Në një video të publikuar në ‘InstaStory’, Adriana e përshkruan këtë ndryshim si “një ndryshim i vogël, por i madh”.

Ndryshimi në ngjyrën e flokëve dhe gjatësisë i jep një pamje krejtësisht të re, duke u distancuar nga stilin e saj të zakonshëm me flokë të shkurtër dhe bionde.

Komento: