“Transformimi i FSK-së në ushtri u bë në kohë të gabuar”

10:55 | 17 December 2018

Të premtën që shkoi, Kosova formoi ushtrinë e saj, duke bërë kështu ushtrinë më të re në botë.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali italian, Lorenzo D’Addario për mediat serbe ka thënë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë në Kosovë nëse stabiliteti i rajonit është i kërcënuar.

Ai gjithashtu tha se vendimi për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës është sjellë në kohë të gabuar.

Komandanti i KFOR-it dëshiron të vazhdojë me përpjekjet e paraardhësve të tij për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm, të sigurt dhe paqësor dhe shumë-etnik për qytetarët e Kosovës, duke përmbushur mandatin në përputhje me “Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Lorenzo D’Addario

“Kur mora detyrën e komandantit të 23-të të KFOR-it, ishte nderi më i madh në jetën time profesionale dhe pashë atë si një privilegj të madh. Motoja jonë është ‘përkushtim i vazhdueshëm’ dhe ne zgjodhëm këtë moto që të mund të aplikojmë përpjekjet e përbashkëta të të gjitha 28 vendeve dhe parterëve të NATO-s. Ne nuk jemi vetëm, punojmë me organizata të tjera ndërkombëtare, si me institucionet vendore dhe me vendet fqinje. Në këtë frymë, motoja jonë i referohet vizionit të përbashkët, qëllimit të përbashkët dhe përqendrimit në të ardhmen e përbashkët”, ka thënë D’Adario.

D’Adario u pyet të komentojë transformimin e FSK-së, duke thënë se KFOR-i nuk merret me politikën.

D’Adario dha poashtu qëndrimin e tij për pjesëmarrjen e ushtarëve malazezë në misionin e KFOR-it dhe tha se ishte shumë e rëndësishme për një vend fqinj që të kontribuonte në mjedis të sigurt dhe të sigurohet liria e lëvizjes.

Ndryshe të premten e javës së kaluar, Parlamenti i Kosovës votoi pakon e ligjeve për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Komento: