Transformimi i madh i Shkurtës, Shyhretës dhe Remzies, si ishin dhe si janë tani!

18:01 | 07 January 2019

Ndryshim i madh i këngëtareve të njohura kosovare ndër vite.

I shohim shumë shpesh në televizion, teksa japin intervista dhe sjellin projekte të reja.

Kurse çdo ditë i shohim në rrjetet sociale, të cilat janë shumë aktive me publikimin e fotografive të ndryshme.

Shkurte Fejza:

Bëhet fjalë për tri këngëtaret e dashura të muzikës popullore, Shkurte Fejzën, Remzie Osmanin dhe Shyhrete Behlulin.

Ato ka vite që janë në skenë dhe gjithmonë i kanë qëndruar besnike stilit të tyre të muzikës popullore, shkruan rtv21.

Pa dyshim se janë vitet ato që bëjnë që secili të ndryshojë shumë në pamje. Këto ndryshime vërehen edhe te këto këngëtare si: Në stilin e tyre të flokëve, ndryshime në fytyrë, si dhe tani kanë një stil ndryshe sa i përket veshjeve.

Remzie Osmani:

Në kohën kur ato filluan të paraqiten në skenë, nuk ka pasur problem që të performojnë disa herë me veshje të njëjte e sidomos me atë kombëtare, ndërsa sot kjo po thuajse nuk ndodh as njëherë. Ne kemi përmbledhur disa fotografi të këtyre tri këngëtarëve, për të parë ndryshimin që kanë pësuar ndër vite.

Shyhrete Behluli:

Kujtojmë se treshja e njohur , vite më parë kanë realizuar shumë duete që u bënë hite, por ja që tash e një kohe nuk kanë sjell diçka të re së bashku pasi që raportet ndërmjet, Shkurtes dhe Shyretës , nuk janë siç ka qenë më parë.

Disa prej këngëve që sollën së bashku janë si: “Bilbilat”, “Po të pres”, “Me ty”, “Malli m’ka marr”, e shumë këngë tjera.

Komento: