Thomas Neuwirth, që njihet si Conchita Wurst, në vitin 2014 ka bërë bujë me paraqitjen në Eurovision, ku është shfaqur me flokë të gjata dhe me mjekërr. Vlen të theksohet se paraqitjet e saj janë të veçanta gjithnjë.
Së fundmi, në videoklipin e ri të këngës “Hit Me”, Conchita Wurst duket tërësisht ndryshe. Conchita, në të tridhjetat, në videoklipin e kësaj kënge shfaqet si mashkull, me flokë të bardha dhe me mjekër, shkruan rtv21.
Fansat i kanë komentuar për pamjen e tij dhe për këngën. Një person i ka thënë: “Wow, Conchita dukesh për mrekulli”, duke shtuar se duket shumë tërheqës dhe se i ka pëlqyer shumë edhe muzika dhe teksti.
Dikush i ka komentuar: “Më pëlqen që Conchita mund të jetë femër dhe mashkull në të njejtën kohë!”.
Më parë, Conchita ka deklaruar se asnjëherë nuk ka dashur të bëhet femër. Ajo ka thënë se sa herë i afrohen meshkujt si Conchita, nuk e tërheqin, duke thënë se ndihet krejtësisht aseksual/e.
Projekti “Hit Me” është publikuar para pesë ditësh në kanalin zyrtar në Youtube.