Fëmijët me nevoja të veçanta do të kenë transportin falas.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se prej sot, Komuna e Prishtinës ofron transportin për fëmijët me nevoja të veçanta për në shkollë dhe anasjelltas.
“Prej sot, Komuna e Prishtinës ofron transportin për fëmijët me nevoja të veçanta për në shkollë dhe anasjelltas. Integrimi dhe largimi i barierave janë domosdoshmëri”, thuhet në njoftimin e kryetarit Shpend Ahmeti. /ORAinfo/