
Granit Uka, Agan Asllani dhe Dardan Gashi janë tre aktorët më të dashur për publikun.
Dy të parët të serialit “SHPK Nazi” dhe i fundit nga “Ҫka ka shpija”, kanë marrë zemrat e publikut me rolet e tyre, shkruan ORAinfo.

Pos aktor shumë të suksesshëm, ata në shumë intervista e kanë theksuar se janë musliman të devotshëm, pra praktikues të rregullt të fesë.
Tani të tre së bashku kanë vendosur që të bëjnë një vizitë në Qabe, e këtë e kanë treguar përmes disa postimeve në rrjetet sociale.
Graniti, Agani e Dardani duket se po kalojnë kohë shumë të mirë atje, kjo mund të vërehet nga shprehja në fytyrat e tyre./ORAinfo/

