Tre deputetë kosovarë të ftuar në Gjermani, takojnë zyrtarë të shtetit

16:54 | 08 May 2019

Deputetët Vjosa Osmani, Ilir Deda e Korab Sjediu të ftuar në Gjermani, takojnë zyrtarë të shtetit.

Tre deputetët e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i LDK’së, Ilir Deda i Alternativës dhe deputeti i pavarur, Korab Sejdiu po qëndrojnë në Berlin.

Sipas një njoftimi të deputetes Osmani, përfaqësuesit e Kuvendit, me ftesë të Aspen Germany, kanë zhvilluar sot takime me deputetë të Bundestagut gjerman.

“Takime e diskutime produktive sot në Berlin (me ftesë të Aspen Germany) me zyrtarë qeveritar e me deputetë të Bundestag-ut për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe fuqizimin e rolit të Parlamentit në vendin tonë”, ka shkruar deputetja e LDK-së.

Tutje ajo ka shkruar se kanë pasur një takim të mirë me Christian Hellbach nga Ministria e Punëve të Jashtme gjermane.

“Bashkëbisedim i shkëlqyeshëm me Dr.Christian Hellbach nga MPJ gjermane, Kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane në Bundestag, Günther Krischbaum, dhe me deputetin e Bundestagut Dr.Patrick Sensburg”, shkruan Osmani.

Komento: