Tre emigrantë ilegalë nga Pakistani kapen në një kamion në Prishtinë

17:10 | 06 Prill 2022

Dogana e Kosovës njoftoi se të mërkurën tre emigrantë ilegalë janë kapur në një kamion mallrash në Prishtinë.

Sipas njoftimit, emigrantët janë nga Pakistani që u ndaluan nga autoritetet policore, së bashku me vozitësin e kamionit.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Komento: