Barcelona është mposhtur dje me rezultat 2:8 nga Bayern Munich.
Duket si punë e kryer shkarkimi i Quique Setien nga posti i trajnerit të Barcelonës.
Humbja 2:8 kundër Bayern Munich ishte pasqyra e sezonit të Barcelonës pas ardhjes së Quique Setien në krye të stolit.
Pas ndeshjes raportohej se bordi drejtues ka marrë vendimin për të shkarkuar Setien, por zyrtarizimi mungon akoma.
Gjithsesi, ka tre emra që shihen si më të mundshmit për të qenë zëvendësues të Setien.
Xavi Hernandez, Ronald Koeman dhe Mauricio Pochettino janë emrat që po përmenden nëpër mediet evropiane, transmeton lajmi.
Xavi aktualisht është te skuadra e Al-Sadd, kurse Ronald Koeman drejton kombëtaren e Holandës.
Pochettino vazhdon të jetë i papunë dhe shihet si më i lehti për t’u emëruar në pozitën e trajnerit.
Gjithsesi, Barcelona mund të pres për fatin e Manchester City në Ligën e Kampionëve dhe pse jo të kontaktojë Pep Guardiolan.
Pos këtyre, edhe Massimiliano Allegri (i papunë) shihet si një opsion i mirë për katalanët.