Tre fëmijë me COVID-19 po trajtohen në Pediatri, kjo është gjendja e tyre

23:07 | 24 Janar 2022

Në Klinikën e Pediatrisë janë duke u trajtuar tre fëmijë me Covid-19, një pjesë e madhe e stafit janë infektuar.

Grafikonet e të infektuarve gjatë ditëve të fundit janë të mbushura me moshat e reja.

Shifra shqetësuse ka edhe grupmosha 0 deri në 9 vjeç.

E krahas këtij numri gjendje më e mirë po duket të jetë në Klinikën e Pediatrisë.

Në repartin e Covid-19 në këtë klinikë aktualisht janë duke u trajtuar vetëm 3 fëmijë të infektuar.

E që fatmirësisht, po pohohet se gjendja e tyre është stabile.

Doktoresha tregoi se moshat që po prekën më shumë janë nga 2 muaj deri në 18 vjeç.

Por që kryesisht kanë simptoma subjektive.

Ani pse situata në Pediatri është e qetë, drejtoresha tregoi edhe për një vështirësi tjetër që po përballën këto ditë.

Në rast të rritjes së numrit të pacientëve pediatrik të infektuar me virusin korona, në klinikën e Pediatrisë kapacitetet për menaxhimin e situatës janë të mjaftueshme.

Komento: