Tre gjigant evropian futen seriozisht në garë për Bellingham!

21:36 | 05 Dhjetor 2022

Jude Bellingham është lojtari që po merr vëmendje të madhe.

Ylli në rritje i kombëtares së Anglisë, Bellingham ka dëshmuar aftësitë e tij me skuadrën e Borussia Dortmund dhe po bën shumë mirë edhe në paraqitjet me kombëtaren e Anglisë në Botëror.

Shumë skuadra do të jenë të interesuara për të marrë shërbimet e tij në verën e vitit 2023, por jo edhe United.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sports Germany’, Manchester United tashmë është tërhequr nga gara për mesfushorin, përcjell lajmi.

Skuadrat favorite për shërbimet e mesfushorit anglez janë Liverpool, Manchester City dhe Real Madrid.

Mbetet të shihet se kush do të bëjë ofertën më të mirë për kartonin e Jude Bellingham.

Komento: