Tre kamionë përfshihen në një aksident në Gjilan, ka edhe të lënduar

20:06 | 17 June 2019

Në fshatin Livoq të Komunës së Gjilanit ka ndodhur një aksident shkaktarë i të cilit ishte një kamion që kishte goditur dy kamionë të tjerë dhe lënë të lënduar një person

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, e ka konfirmuar aksidentin për Gazetën Express. Hashani ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot pasdite dhe dyshohet se kamioni nuk i është përshtatur kushteve të shpejtësisë.

“Aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites, dyshohet se një kamion në lëvizje ka humbur kontrollin duke mos ju përshtatur kushteve, shpejtësisë dhe gjendjeve në rrugë dhe i ka goditur dy kamionë të tjerë gjatë përball kalimit, në këtë rast një person është lënduar më rëndë dhe është dërguar në qendrën spitalore të Gjilanit, ndërsa për personat tjerë nuk kam informata po dyshohet se kanë marr lëndime më të lehta. Policia ka dal në vendin e ngjarjes pr t’i ditur saktë shkaktarët e aksidentit”, ka thënë Hashani për Gazetën Express.

Hashani ka thënë se rruga është e kalueshme dhe ka bërë apel tek vozitësit që të kenë kujdes maksimal.

“Rrugët janë të kalueshme të gjitha, me gjithë atë duhet të ketë kujdes, por i porositi vozitësit që të jenë të kujdesshëm sepse rrugët janë të rrëshqitshme, andaj kujdesi duhet të jetë maksimal që mos të pësohen aksidente”, ka thënë Hasahni.

Komento: