
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka publikuar listën e kandidatëve që synojnë postin e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Në garë për këtë pozitë janë: Alban Ajvazi, Kushtrim Shyti dhe Ngadhnjim Arrni.
Ajvazi aktualisht mban pozitën e gjyqtarit në Departamentin për Krime të Rënda, ndërkaq Shyti dhe Arrni janë gjyqtarë në Departamentin Special- që të tre në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Komisioni për intervistim ka këtë përbërje: Drita Rexhaj- kryetare, Besnik Bislimaj dhe Mirjeta Shala– anëtarë.
Pas përfundimit të intervistimit, Komisioni bën vlerësimin e kandidatëve dhe bazuar nga pikët e fituara, rekomandohen për votim në Këshill.
Ndryshe, KGJK-ja në mbledhjen e 355-të të datës 6 nëntor 2025 kishte shpall konkurs për këtë pozitë, të cilën e mbante gjykatësja Albina Shabani-Rama e avancuar tashmë si gjyqtare në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit.
Ky proces zhvillohet bazuar në Rregulloren numër 12/2022 për procedurën e zgjedhjes, emërimit, pezullimit dhe shkarkimit të kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikqyrës.