Tre kartonë të kuq në ndeshjen Lazio-Milan, merret vendimi për arbitrin Di Bello

16:46 | 02 March 2024

Merret vendimi për arbitrin Marco Di Bello.

Marco Di Bello, arbitri i ndeshjes mes Lazios dhe Milanit, përfunduar me shifrat 0-1 në favor të kuqezinjve, është dënuar me një muaj pezullim nga aktiviteti.

Di Bello u gjykua më së shumti për kartonin e dytë të akorduar ndaj Pellegrinit në momentin që ky i fundit shkaktoi një faull pasi kishte kërkuar më parë që loja të ndalej për një lojtar të dëmtuar në radhët e Lazios.

Më pas, sfida u tensionua shumë dhe Di Bello përjashtoi me të kuq edhe Marusic me Guendozi.

Ky pezullim për Di Bellon nuk është i pari në këtë sezon, teksa më datë 27 gusht, gjyqtari në fjalë nuk akordoi një penallti në favor të Ndoye (lojtar i Bolognas) në ndeshjen mes Juventusit dhe Bolognas.

Komento: