Arsenali ka gati tre largime të mëdha.
Sead Kolasinac, Matteo Guendouzi dhe Lucas Torreira janë të gjithë afër largimit nga Arsenali.
Kolasinac ka tërhequr interesim nga Ëest Ham United, Valencia po e konsideron lëvizjen për Guendouzi kurse Lucas Torreira pritet të rikthehet në Serie A.
Gunners dëshirojnë ta mbajnë mbrojtësin e krahut Hector Bellerin, por edhe ai mund të transferohet te Paris-Saint-Germain nëse nuk realizohen shitjet e planikuara në javët e ardhshme.
Kjo pasi që tekniku Mikel Arteta e do me çdo kusht një mesfushor qendror si Thomas Partey apo Aouar, por që pa shitje të lojtarëve nuk është e mundur blerja e njërit prej tyre.