Milani ka mundësinë që të ri-nënshkruajë tre lojtarë që kanë luajtur më parë për klubin kuqezi.
Tuttosport raporton për një rikthim të mundshëm të Tiemoué Bakayoko nga Chelsea, një lojtar që bëri përshtypje gjatë sezonit 2018-19 si huazim, përcjell ORAinfo.
Francezi madje ka premtuar një ulje neto të pagave në mënyrë që të kthehet në Milan, një gjë që do të shihte rënien e pagës së tij nga neto prej 6.5 milionë euro e marrë aktualisht në 3 milionë euro në sezon.
Po ashtu, Thiago Silva po shpreson për një telefonatë nga Milano, pasi ai është jashtë kontratës pasi u la i lirë nga Paris Saint-Germain.
35-vjeçari do të dëshironte të ribashkohej me mikun e tij Zlatan Ibrahimovic, dhe i ka thënë agjentit të tij që të ofrojë shërbimet e tij për kuqezinjtë.
Edhe Gerard Deulofeu është gjithashtu i gatshëm të kthehet në ‘San Siro’ pas një paraqitje të mirë në sezonin 2016-17.
Spanjolli do të largohet nga Ëatford gjatë verës, por menaxhmenti i MIlanit tani për tani nuk duket i interesuar për idenë e rikthimit të tij. /ORAinfo/