Tre lojtarë të klubit italian shërohen nga koronavirusi

17:49 | 05 April 2020

Tre lojtarë nga Serie A e kanë mposhtur koronavirusin.

Para disa ditësh tre futbollistët e Fiorentinës, Dushan Vllahoviq, Patrick Cutrone dhe German Pecela, pas testeve të kryera kishin rezultuar pozitivë me koronavirus.

Pas kësaj ata u futën në karantinë, për tu shëruar dhe për të mos rrezikuar edhe njerëzit e tjerë përreth.

Sot klubi “Viola” ka dhënë një lajm shumë të mirë.

Me një njoftim në faqen zyrtare, klubi shkruan se lojtarët pas testeve të kryera së fundmi kanë rezultuar negativë me Covid-19 dhe tashmë janë shumë mirë si në fillim.

Komento: