Tre lojtarë të Lazio me koronavirus

20:50 | 06 Nëntor 2020

Tre lojtarë të Lazios kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

La Gazzetta dello Sport raporton që tre lojtarë janë testuar pozitivë me koronavirus nga testet e fundit.

Kaosi me COVID-19 në Lazio vazhdon derisa gazeta raporton se testët janë bërë në Avellino në lojtarët të cilët kishin kryer teste edhe në SynLab dhe UEFA, kanë dal tre pozitivë.

Pas Ciro Immobile, Lucas Leiva dhe Thomas Strakosha që u ndaluan të udhëtojnë nga UEFA me “Shqiponjat” në Petersburg të Rusisë për ndeshjen kundër Zenitit, testet e Covid-19 janë bërë temë në Lazio.

Federata Italiane (FIGC) është duke e hetuar klubin, pasi që tre lojtarët e përmendur kishin luajtur me Lazion kundër Torinos në ligë pasi që kishin rezultuar negativ sipas portokollit të Serie A.

La Gazzetta dello Sport shkruan se Lazio do të njoftojë për këtë rast autoritetet lokale. Testet pozitive kanë rezultuar pozitiv kurse Luis Alberto ka treguar vetvetiu se është negativ.

Immobile, Leiva dhe Strakosha, Djavan Anderson dhe Manuel Lazzari për momentin mbesin jashtë skuadrës, sipas këtij raporti.

Klubi nuk i ka konfirmuar emrat e lojtarëve pozitiv dhe ka testuar sot edhe njëherë të tretë por që ata përsëri kanë dal përsëri njëjtë.

Komento: