
Tre lojtarë të AC Milan kanë thyer top 10-shen e lojtarëve më të vlefshëm në Serie A për sa i përket vlerës së tregut, sipas një studimi.
Observatori i Futbollit CIES ka hartuar një renditje të lojtarëve me vlerën më të madhe të mundshme të tregut në botë, siç bëjnë çdo vit, duke zbuluar një top 100 që bazohet në të dhëna statistikore dhe që merr parasysh parametra të ndryshëm duke përfshirë moshën dhe kohëzgjatjen e tyre të kontratës së tyre, përcjell ORAinfo.
Calciomercato.com raporton se si Lautaro Martinez është në krye të renditjes së Serisë A me një vlerë prej 106.7 milionë euro dhe ai pasohet nga bashkëlojtari i Interit, Nicolò Barella, i cili ka një vlerë prej 94.9 milionë euro. Podiumin e mbyll Dushan Vlahovic, i cili vlen 87.6 milionë euro.
Në vendin e katërt është Tammy Abraham e Romës (71.4 milionë euro), i cili mposht lojtarin e Milanit, Theo Hernandez me rreth 100 mijë euro (71.3 milionë euro). Rafael Leao është vetëm pas francezit dhe ai ka një vlerë prej 66.9 milionë euro, ndërsa pas Manuel Locatelli, Matthijs De Ligt dhe Alessandro Bastoni është Sandro Tonali (54.9 milionë euro)./ORAinfo/