Tre minuta para mbylljes aplikon LDK, Abrashi: Do të fitojmë

18:09 | 16 Janar 2021

LDK aplikon për certifikim tre minuta para mbylljes së afatit.

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi ka dorëzuar listën e LDK’së për certifikim në KQZ, shkruan Express.

Ai tha se pavarësisht garës së ashpër që mund të të zhvillohet në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK’ja do të dal fituese.

Për sa i përket listës zgjedhore, Abrashi theksoi se nuk do të publikohet deri në përfundimin e hetimeve nga KQZ’ja.

“Sot në kuadër të rregullave të KQZ’së, LDK’ja në kuadër të orarit e ka dorëzuar listën që besoj që do të jetë më e mira dhe që udhëhiqet nga kryeministri Avdullah Hoti. Sado që të jetë një garë e ashpër LDK’ja do të jetë fituese e zgjedhjeve. Nuk ngutemi sepse e kemi edhe një orar për hetim nga KQZ’ja. Në ditët në vijim gjatë fushatës do t’i prezantojmë kandidatët dhe 10 e parë”, ka thënë Abrashi.

Komento: