Tre minuta pasi që hynë në fushë, Shaqiri shënon dhe qon peshë tifozët

18:34 | 16 Dhjetor 2018

Liverpooli ka arritur që të kalojë në epërsi ndaj Manchester United , 2-1, derbi ky më i madhi anglez.

Ndeshja e cila po zhvillohet në stadiumin Anfiled, për momentin po sjellë një lojë të kënaqshme për publikun e madh.

Golin,për vendasit e ka shënuar mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri në minutën e 73 “ të takimit, vetëm 3 minuta pasi që u fut në lojë përcjell ORAinfo.

Duhet cekur se të dyja skuadrat po luftojnë që në fund njëra prej tyre të i rrëmbejë pikët maksimale.
Kujtojmë se Reds janë ekipi i vetëm pa humbje këtë sezon në Premier League./ORAinfo/

Komento: