Tre nxënës goditën me mjet të mprehtë në një shkollë të mesme në Prishtinë

17:06 | 02 May 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollen e mesme të Bujqësisë në Prishtinë.

Tre nxënës kanë marrë lëndime trupore nga mjeti i mprehtë brenda klasës në shkollën e Bujqësisë në Prishtinë. Njëri nga ta është në gjendje të rëndë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga zyra për media në policinë rajonalë të Prishtinës.

“Tre persona janë të lënduar në një shkollë në Prishtinë. Më vonë do të lëshojmë një komunikatë për media”, tha Ahmeti.

Ndërsa, burime të Expressit brenda shkollës thanë se therja me mjet të mprehtë ka ndodhur brenda klasës gjatë pushimit të orarit mësimor.

“Policia është në shkollë. Një nxënës është në gjendje më të rëndë e dy të tjerë kanë pësuar më pak lëndime”, tha ky burim.

Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje.

Foto nga vendi i ngjarjes, Policia në oborr të shkollës.

Ndryshe, therje me mjet të mprehtë brenda shkollës “7 marsi” në Prishtinë ka ndodhur të martën. Por në këtë rast një nënë ka therur një mësuese.

Komento: