Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në një shkollë të mesme në Prishtinë.
Tre nxënës të shkollës së mesme të agrobiznesit dhe teknologjisë “Abdyl Frashëri” dje janë shtrirë në QKUK, pasi janë goditur me mjet të mprehtë brenda këtij institucioni.
Dy nga këta tre nxënës janë liruar nga spitali, ndërsa njëri nga ata i është nënshtruar një operacioni prej 3 orësh.
Policia përmes raportit 24-orësh, ka treguar për rastin në fjalë, të cilin e ka cilësuar si vr.asje në tentativë dhe lëndim i lehtë trupor.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka goditur fizikisht me mjet të mprehtë tri viktima meshkuj K/Shqiptarë duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është prangosur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia. /ORAinfo/