Tre persona gjenden të vdekur në Lipjan

18:11 | 28 Korrik 2023

Tre persona janë gjetur të vdekur në fshatin Rufc të Lipjanit rreth orës 16:30.

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo tha se policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

Komento: