Tre persona të lënduar në një aksident në Stapanicë të Klinës, Policia jep detaje

19:33 | 05 Mars 2024

Një aksident trafiku mes dy automjeteve i ndodhur në fshatin Stapanicë të Klinës ka bërë që të kërkojnë ndihmë mjekësore tre persona.

Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës tha për Front Online se të lënduarit pasi janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare janë liruar për në shtëpi.

“Rreth orës 17:45 ka ndodhë një aksident mes dy automjeteve, tre persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët më pas janë dërguar në QMF dhe pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, tha Gashi./Front Online/

Komento: