Tre persona të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

23:05 | 03 Janar 2020

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Prishtinë
.
Aksidenti ndodhi mes dy veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Pestovë.

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti për Indeksonline tregoi se tre persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 19:30, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë segmenti rrugor zona e fshatit Pestovë.”

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kane kërkuar tretman mjekësor.”,ka thënë Zahiti.

Komento: