Tre persona të lënduar nga një aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

15:40 | 27 Janar 2019

Moti i lig ka bërë që edhe aksidentet të shpeshtohen.

Një aksident i rëndë trafiku në mes të tri veturave ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Prizren.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Sot rreth orës 14:32 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”. Në aksident janë të përfshira tri vetura, ndërkaq janë lënduar tre persona”, ka thënë Krasniqi.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel nga qytetarët që të kenë kujdes gjatë pjesëmarrjes në komunikacion.

Komento: