Tre persona të lënduar nga një aksident i rëndë në Mitrovicë

21:30 | 24 Shkurt 2020

Aksidentet e trafikut janë bërë mjaftë të shpeshta në Kosovë.

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 18:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Bajgorë, përkatësisht në fshatin Stanterg.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka njoftuar se në aksident janë lënduar tre persona.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, thot Zahiti.

Komento: