Tre persona të lënduar nga një aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tre persona të lënduar nga një aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

20:26 | 04 Shkurt 2020

Janë bërë shumë të shpeshta aksidentet e trafikut në vendin tonë.

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Nadakovcë.

Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar dhe kanë kërkuar tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti nga Policia e Kosovës.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 17:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor zona e fshatit Nadakovce.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara, tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka konfirmuar Zahiti.

Komento: