Tre persona të plagosur e një i therur me thikë në Lupq të Podujevës

18:03 | 01 Maj 2024
policia-konfirmon-se-jane-gjetur-te-vdekur-dy-persona,-nje-ne-prishtine-dhe-tjetri-ne-fushe-kosove

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri dhe një i therur me thikë në fshatin Lupq të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje për Front Online.

Ahmeti deklaroi se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tregoi Ahmeti.

Komento: