Tre persona vdesin në rrethana të dyshimta në Kosovë, prokuroria heton rastet

10:05 | 27 Korrik 2021

Kanë nisur hetimet për vdekjen e tre personave në Kosovë të cilët po vlerësohet se vdiqën ne rrethana te dyshimta.

Lidhur më këto rast, prokuroria ka urdhëruar që hetohet nëse ishin vdekje natyrale, apo të shkaktuar nga faktorët e tjerë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF-Drenas. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Po ashtu, policia ka njoftuar se në Lipjan viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Edhe në Prizren është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për Obduksion.

Komento: