Tre të arrestuar për shpëlarje të parasë, jepet urdhër ndalues për banesa, lokale e xhirollogari bankare

16:24 | 26 Shtator 2024

Policia pesë lokacione të ndryshme, katër në Prishtinë dhe një në Gjilan, sot më 26 shtator.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se bastisja është kryer me qëllim të gjetjes së dëshmive materiale dhe arrestimit të të dyshuarve të cilët dyshohet që në periudhën kohore 2020/2024 kanë kryer veprat penale ‘mashtrim’, ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë.

Tutje thuhet se persona në fjalë dyshohen të kenë përfituar mjete materiale në vlera të mëdha të cilat më pas, me qëllim të futjes në sistemin financiar të RKS-së kanë kryer veprime të shumta me të cilat dyshohet të kenë konsumuar veprën penale ‘shpëlarja e parasë’.

Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit janë arrestuar tre të dyshuar, ndërsa një i dyshuar tjetër nuk është gjetur në vendbanimin e tij.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

  • tre folderë/dosje me dokumentacion të ndryshëm si kontrata, autorizime, certifikata të pronave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara
  • një revole e tipit VIZOR 50 cal 7.65, një karikator me 7 fishekë, dy karikatorë të zbrazur të armës AK-47, 58 copë municion të kalibrave të ndryshëm, 09/copë municion 12/A të armës së gjuetisë
  • një veturë BMË ngjyrë e zezë me targa vendore, viti prodhimit 2022, pronë e të dyshuarit (V.C.)
  • një veturë Volksëagen-VË Tiguan ngjyrë zezë me targa vendore, viti i prodhimit 2017 pronë e të dyshuarit (V.C.)
  • një telefon HUAËEI
  • tre telefon IPHONE
  • një laptop.

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale është lëshuar urdhër ndalues i përkohshëm për:

  • 39 – banesa të ndryshme, shprehur në (m2) 3,929.52 m2
  • 30 – garazhe
  • dy lokale afariste
  • 17- parcela tokësore të lokalizuar në lokacione të ndryshme të shprehura në (m2) 29,903.00m2
  • janë bllokuar 5 – xhirollogari të personave të dyshuar ku janë ngrirë 179,560.25 euro.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve të tyre mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të lëndës nga PSRK iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Komento: