Janë shpeshtuar aksidentet me të lënduar në vendin tonë.
Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Komoran.
Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë marrë lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:20 është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore në Komoran, ku ishin të përfshirë dy automjete. Tre persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa njësiti i trafikut ka kryer procedurat e vendshiqimit të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti.