Tre të lënduar në një aksident mes tri veturave në hyrje të Suharekës

19:33 | 11 Mars 2024

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti, ku u përfshin tri vetura në Suharekë.

Lajmin për Front Online e ka konfimuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Suharekës.

“Rreth orës 17:40 eshte raportuar për një aksident trafiku ne hyrej te Suharekës. Në aksident janë përfshirë tre vetura. Përveç dëmeve materiale së paku tre persona kanë marr lëndime trupore”, ka deklaruar Bytyqi./Front Online/

Komento: