Tre të lënduar në një aksident në Gjakovë

20:15 | 07 Gusht 2022

Shumë aksidente ka ndodhur në Kosovë në ditëve të fundit.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rajonin e Gjakovës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur në mes fshatit Rogovë dhe Celinë, ku të përfshirë janë dy automjete, transmeton lajmi.net.

Të lënduarit në këtë rast janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhur në mes të fshatrave Rogovë dhe Celinë. Të përfshira janë dy automjete ndërsa si pasojë e aksidentit 3 persona janë lënduar rëndë të cilët për momentin janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal kurse në vendngjarje janë njësitet e trafikut nga DRP Gjakovë”, tha ai

Komento: