Tre të lënduar në një aksident në Suharekë

16:33 | 08 Maj 2024
tre-te-lenduar-ne-nje-aksident-ne-suhareke

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Suharekë, konkretisht në Zonën Industriale në Shirokë.

Lajmin për Front Online e ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me date 08.05.2924 , rreth orës 12:15 është raportuar për një aksidenr trafiku. Aksidenti ka ndodhur në zonën Industriale në Shirokë, Suharekë. Në Aksident janë të përfshië një automjet dhe një kamion. Si pasoj e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda si dhe jane shkaktur dëme materiale. Policia ka kryer të gjitha procedurat në vendin e ngjarjes, rasti është në hetime”, ka thënë Bytyqi./Front Online/

Komento: