Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Arbër Xhaferi”, Ferizaj – Kaçanik.
Lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, i cili tha se të prëfshira ishin dy automjete.
“Në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, Ferizaj – Kaçanik është shkaktuar një aksident trafiku me persona të lënduar, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Hoxha.
Më tej, ai bëri të ditur se Autostrada “Arbër Xhaferi”, ka qenë e bllokuar për rreth 15 minuta, deri në përfundim të shikimit të vendit të ngjarjes.