Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

10:30 | 02 Janar 2020

Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, tre të lënduar.

Një aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur pas mesnatës, prej ku mbetën të lënduar tre persona.

Rastin për klankosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 03:00,kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Në aksident kanë qenë i përfshire një automjet . Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Komento: