Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Mitrovicë-Pejë

15:26 | 26 Qershor 2025

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Broboniq.

ëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Pejë, në segmentin rrugor në fshatin Broboniq. Në aksident janë përfshirë tri vetura, përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar tre persona”, deklaroi Zahiti.

Komento: