Tre të lënduar pas aksidentit të rëndë në Gllarevë të Klinës

12:26 | 09 Dhjetor 2025
Tre të lënduar pas aksidentit të rëndë në Gllarevë të Klinës

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi deklaroi se në aksident ishin të përfshira katër vetura.

“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 09:06 në fshatin Gllarevë të Klinës, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Katër vetura ishin të përfshira. Fillimisht janë dërguar në Qendren e Mjekësisë Familjare, e më pas me udhëzim të mjekut janë dërguar për trajtim në emergjencën spitalit rajonal të Pejës. Sipas informacioneve të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi ai.

Komento: