Tre të lënduar pasi treni goditi një veturë në Grabovc të Fushë Kosovës

15:26 | 09 Janar 2026
Tre të lënduar pasi treni goditi një veturë në Grabovc të Fushë Kosovës

Tre persona kanë mbetur të lënduar pasi treni goditi një veturë në fshatin Grabovc të Poshtëm në Fushë Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i poshtëm. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tregoi Ahmeti.

Komento: