Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në autostradë, drejtimi Suharekë – Prizren

12:51 | 25 Gusht 2024

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rreth orës 08:10 në autostradë, drejtimi Suharekë-Prizren.

Këtë për media e bëri të ditur Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

“Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”.

“Njësia policore e autostradës është marrë me rastin”, ka thënë Krasniqi.

Komento: